Një histori suksesi

N.P.SH. Conin

 Ndërmarrja private për konsalting, ndërtim, inxhiniering dhe projektim “Conip” sh.p.k. u themelua në vitin 1989, me bashkëpronar zt. Mehdi Dibra dhe zhvilloi aktivitet në projektim, mbikqyrje dhe menaxhim të objekteve të ndryshme.

Në vitin 1993 në Tiranë u themelua Shoqëria Tregtare “Conip” p.e k. dhe zvilloi aktivitet në Shqipëri në lëminë e ndërtimit e konkretisht në konsalting, ndërtim, inxhiniering dhe projektim. Në vitin 2001, u bë ndarja e ortakëve dhe u krijuan dy kompani të reja, njëra nga të cilat Ndërmarrja Prodhuese Shërbyese N.P.SH. “CONIN” e regjistruar në vitin 2001 me numër biznesi 8047533, me bashkëpronarë zt. Mehdi Dibra dhe zt. Setki Dibra.

Aktivitetin në fushën e projektimit, ndërtimit, menaxhimit dhe prodhimit të betonit e kemi zhvillur pa ndërprerje, në tërë trevën e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë

duke qenë pjesëmarrës në ndërtimin e objekte të destinimeve të ndryshme siç janë ura, godina banimi, shkolla, spitale, ujesjelles dhe kanalizime, rrugë, objekte ekonomike, stacione te derivateve të naftës etj. Me qëllim të zgjërimit të gamës së aktivitetit dhe rritjes së  mëtutjeshme të efikasitetit në ndërtim, në vitin 1995 jemi paisur me impiantin për prodhimin e betonit të tipit “Super mobile 500” e paisur me depo zhavori, çimento 2x30t dhe paisje për prodhimin e elementeve të betonit – blloqe të tipit NBB 9 dhe 20, elementeve prej betoni për shtrimin e rrugëve dhe trotuareve të tipit “Behaton” me trashësi 8cm’ dhe paisje për paketimin e cimentos në thasë të letrës 50kg, me kapacitet 3 t/h. Këtu kemi prodhuar edhe traje të parafabrikuara të betonit për ura.

 Projektet:

Në periudhën e para vitit 1999, kompania jonë ka projektuar, menaxhuar dhe zbatuar një mori

objektesh ndërtimore, në këto lëmi: Në lëminë e ujësjellësit dhe kanalizimeve

  • Projektimi dhe ekzekutimi i rrjetit për furnizim me ujë të pijes dhe rrjetit të kanalizimit për fshatrat: Bordosane, Doblibare, Meqe, Bec, Rugovë me 3500 banorë, Xërxe, Trakaniq, Berkoc L=100 km.
  • Projektimi dhe zbatimi i rrjetit shpërndares me ujë të pijes për fshatrat:

Cërmjani me vendbanimet të cilat janë  furnizuar me ujë të pijshem nga hidrosistemi Radoniqi.: Netic 4, Rashkoc 23, Kodrali 11, Zeqiraj 7, Kokallaj 7, Ukshin I 10, Ukshin II 2, Kurhaskët 11, Hoxhajt 47, Plavajt 11, Hasjanët 8, Lumajt 19, Kidajt 23, Pozharët 16, Mëhalla e Fushes 54, Shtëpi 20, gjithsej: 274 familje me rreth 3.500 banorë së bashku me shkollën e Cërmjanit me 800 nxënës si dhe ambulanta dhe shtëpia e kulturës.

  • Projekti dhe ekzekutimi i rrjetit për furnizim me ujë te pijës duke përfshirë dhe stacionin e pompimit cca 9 l/s; H= 100m; 2 rezervoar ca. 2 x 250 m3; rrjete shpërndarëse me gypa PEE 10-16: DN 75 – DN 250 mm; L= cca 10 km.
  • Studimi për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza për Gjakovë.

Në lëminë e ndërtimit të urave dhe rregullimit të shtratit të lumenjve:  

  • Urat mbi lumin Drini i Bardhë, në vendbanimet e Rogovës së Hasit me dimensione 5 x 12 m,
  • Urat mbi lumin Erenik, në fshatrat: Nivokaz, Babaj i Bokës, Korenicë, Shishman.
  • Projekti dhe ndërtimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë, te fshati Grabonicë.

 Në lëminë e shpërnderjes së karburanteve:

  • Pikat e karburantit me kapacitet depozitimi prej 200 m³ deri ne 1200 m³ në Lugu i Bunarit, Hereq, Ulqin, Tiranë, Rogovë, Xërxe, Gjakovë, etj.

Në leminë prodhuese-industriale:

  • Fabrika e Prodhimit të Bukes,
  • Birraria në Gjakovë,
  • Reparti i përpunimit të ullirit në Tiranë.

Në lëminë e arsimit:

  • Ndërtesa shkollore me nga 4-16 klasë, në Gjakovë, Rogovë, Celinë, Hereq, Devë, etj.

 Në lëminë e shëndetësisë:

  • Spitale dhe ambulanca me kapacitete dhe destinime te ndryshme, në Gjakovë, Rogovë , etj.

 Në lëminë e banimit:

  • Një mori objektesh banimi individual dhe kolektiv

 Aktiviteti në Shqipëri:  

Në Shqipëri kompania jone ka projektuar, menaxhuar dhe ndërtuar këto objekte:

  • Kompleksi Mercedes Benz Service me sallonet e tij në Kashar-Tiranë, me sipërfaqe ndertimi prej 4000m², sëbashku me rrugë dhe platformë me sip. 8000m².
  • Kompleksi banesor dhe afarist në rrugën “5 Maji” në Tiranë me sipërfaqe cca 1.000 m²
  • Pallati P+5 katësh në rrugën.”Rruga e Dibres” me siperfaqe cca 1.800 m².
  • Rrethimi i Aeroportit të Rinasit, Devijimi i rrugës dytësore në aeroportin e Rinasit, segmenti Rinas – Valias dhe
  • Furnizimi i Bashkisë së Tiranës me paisje zyrash.

 

CONIN si udhëheqes me bashkëndertues – Joint Venture:  

  • Rikonstruksioni i Konviktit Blok 1 i Universitetit të Prishtinës (invest. Agjensioni Evropian) **, viti I ndërtimit 2002;
  • Rikonstruksioni i Konviktit Blok 5 i Universitetit të Prishtinës (invest. Agjensioni Evropian) **, viti i ndërtimit 2003;

Menaxhimi dhe ndërtimi i impiantit për pastrimin e ujit fekal në QKU në Prishtinë (invest.

DFID) **, viti i ndërtimit 2002-2003;

  • Rikonstruksioni i Burgu në Dubravë – Kuzhina dhe salla e ngrënies (invest. Agjensioni

Evropian) **, viti i ndërtimit 2003-2004;

  • Rikonstruksioni i Burgu në Dubravë – Objekti i hyrjes (invest. Agjensioni Evropian) **, viti i ndërtimit 2003-2004;

  Si CONIN:  

  • Rikonstruksioni i Burgu në Dubravë – Blloku i arrestit 2, pavijoni 2 (invest. Agjensioni Evropian) **, me siperfaqe prej 2128 m2, viti i ndërtimit 2005-2006;
  • Rikonstruksioni i Burgut në Dubravë – Punëtoritë W1; W2 dhe W3 (invest. Agjensioni Evropian) **, me sipërfaqe prej 4490 m2, viti i ndërtimit 2005-2006;
  • Ndërtimi i Qendrës për Edukim dhe Trajnim Profesional (VTC), Prishtinë (invest. Agjensioni

Evropian) *, me sipërfaqe prej 1504 m2, viti i ndërtimit 2006-2007;

  • Renovimi i sistemit të ngrohjes – Depoja e gasit me rrjete shpërndarese, faza e II-të, Burgu i Dubraves (invest. Ministria e Drejtësisë)*, me gjatësi 2976 m, viti i ndërtimit 2006-2007;
  • Projektimi, menaxhimi dhe ndërtimi I Kompleksi Banesor CONIN-PR1 (investim, projektim dhe ndërtim CONIN) *, 100 apartamente me sipërfaqe prej 11.677 m2, viti i ndërtimit 2008-2012.
  • Ndërtimi i godinës së Kolegjit Ndërkombetar të Biznesit IBCM, në veri të Mitrovicës, me siperfaqe prej 2175 m2, viti i ndërtimit 2012-2013;
  • Projektimi dhe ndërtimi I godinës Kuvendi i Ri Komunal në Drenas me sipërfaqe prej 2384 m2, viti i ndërtimit 2014-2015;
  • Projektimi dhe ndërtimi I godinës Shtëpia e Re e Kulturës me rreth 300 vende, në Shtime , me sipërfaqe prej 1690 m2, viti i ndërtimit 2014-2015;
  • Projektimi dhe ndertimi i godines Biblioteka dhe Arkiva në Lipjan, me sipërfaqe prej 1634 m2, viti i ndërtimit 2014-2015
  • Projektimi dhe ndërtimi i godines Ndërtesa e re e Shkollës fillore së bashku me palestër të sporteve dhe me terren sportiv, në fshatin Damanek-Malishevë, me sipërfaqe prej 2140 m2, viti i ndërtimit 2014-2015;
  • Projektimi dhe ndërtimi i godinës Salla e Fiskulturës, aneks i shkollës “Edmond Hoxha” në Junik, me sipërfaqe prej 725 m2, viti i ndërtimit 2014-2015;
  • Projektimi dhe ndërtimi i ambienteve në çerdhen e Fëmijeve “Kopshti Magjik” në Prishtine, me siperfaqe prej 600 m2, viti i ndërtimit 2016.
  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes:
  • Projektimi, montimi dhe mirëmbajtja e paisjeve të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit (invest. OSCE)*, viti 2000-2016.
  • Projektimi, montimi dhe mirëmbajtja e paisjeve të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit për Banka ProCredit.