Kush jemi ne?

N.P.SH. Conin

N.P.SH. “CONIN” është ndërmarrje private ndërtimore, prodhuese dhe shërbyese nga Kosova e themeluar në vitin 2000 si rezultat i përvojës së gjatë dhe të suksesshme profesionale të themeluesve të saj.

Aktiviteti i saj parësor është ndërtimi i shtëpive, lokaleve afariste, objekteve shkollore, qendrave shëndetësore si dhe të ndërtimi i ulët siç janë rrugët dhe urat përfshirë prodhimin e betonit të freskët.
Përveç kësaj, ndërmarrja kryen projektime, instalime dhe mirëmbajtje të sistemeve ftohëse për objekte banimi dhe industriale.
Kompania ka të punësuar një staf të përhershëm profesional me inxhinierë me përvojë të gjatë dhe të suksesshme. Ajo punëson edhe punëtorë sezonal varësisht prej kapaciteteve të punimeve.